Telegrafi

Renditja e re e FIFA-s – Kosova ngjitet tri pozita, Shqipëria pëson rënie

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka publikuar renditjen e re të kombëtareve të futbollit, ku Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur ngritje.

Sot (e enjte) gjatë ditës FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve pas rezultateve në ndeshjet e fundit ndërkombëtare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Përfaqësueses së Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës pas rezultateve pozitive me Danimarkën dhe Bullgarinë ka pasur ngritje në renditjen e FIFA-s.

Tani Kosova ka renditjen më të mirë në histori, pasi zë vendin e 127-të, ndërsa në publikimin e fundit ishte në pozitën e 130-të.

Kosova gjendet në vendin e 127

Në anën tjetër, Kombëtarja e Shqipërisë edhe përkundër fitores ndaj Andorrës, ka pësuar rënie shkaku i humbjes nga Turqia.

Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur një pozitë, ku nga vendi i 60-të ka rënë në vendin e 61-të.

Shqipëria bie për një pozitë

Dhjetë pozitat e para kanë mbetur me kombëtaret e njëjta, por me disa ndryshime të vogla.

Belgjika mbetet e para e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia, Kroacia, Uruguai, Portugalia, Zvicra, Spanja dhe Danimarka. /Telegrafi/

Renditja top 10 kombëtareve