Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka publikuar ranglistën e re për Kombëtare.
Kësisoj dy Kombëtaret tona, e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë marrë lajme të mira nga kjo ranglistë e re.
Dardanët janë ngritur për dy pozita në renditjen e re të FIFA-s, pasi nga vendi i 111-të kanë kaluar në të 109-tin.
Rritje ka pasur edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, ku kuqezinjtë janë ngritur në tabelë për një pozitë.
Kuqezinjtë nga vendi i 66-të që ishin muajin e kaluar, tani e shohin vetën një pozitë më lartë.
Ndërkohë sa i përket vendeve të para në renditje, Belgjika vazhdon të prijë në vendin e parë, duke lënë mbrapa Brazilin, Francën, Argjentinën dhe Anglinë.
Kampioni në fuqi i Evropës, Italia zë vendin e gjashtë, e shtata ndodhet Spanja, e teta Portugalia, e nënta Danimarka dhe top 10-shja mbyllet nga Holanda. /Telegrafi/