Site icon Telegrafi

Renditja e FIFA-së: Kosova ngritët për 11 pozita, Shqipëria pëson rënie

Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka publikuar renditjen më të re të ekipeve kombëtare.

Kosova ka pasur një ngritje të dukshme në listën e muajit qershor, duke fituar 11 pozita nga hera e kaluar që ishte në të 152-tën

Pas fitores së fundit me rezultat 3-0 kundër Shqipërisë, Kosova tani renditet në vendin e 141 me 197 pikë.

Njëkohësisht, kjo është renditja më e mirë ndonjëherë e përfaqësueses sonë që prej pranimit në FIFA.

Shqipëria ka pësuar një rënie pas dy humbjeve rresht gjatë javës së kaluar, ku u mposht nga Kosova dhe më pas Ukraina triumfoi me rezultat 4-1 ndaj kuqezinjve.

Kombëtarja shqiptare tani gjendet në pozitën e 58 me 538 pikë duke zbritur me dy vende.

Ndryshe, Gjermania, Belgjika dhe Belgjika vazhdojnë të mbeten top tre kombëtaret të botës. /Telegrafi/

Exit mobile version