Përdoruesit e Facebook-ut u bllokuan nga llogaritë e tyre mbrëmë pasi gjiganti i mediave sociale u rrëzua për gati gjashtë orë.
Ndërprerja globale, duke përfshirë edhe WhatsApp dhe Instagram, ka Facebook-un në tentimin e tyre të stërzgjatur për të rregulluar këtë çështje, ndërsa përdoruesit u dyndën në Twitter.
Njerëzit nuk ishin në gjendje të kontaktonin të dashurit e tyre, ndërsa tifozët gjithashtu nuk mund të kishin qasje në faqet e futbollistët të tyre të preferuar.
Miliona ndjekin yjet më të mëdhenj të futbollit në platformë, duke u dhënë atyre një shans të ndihen më afër lojtarëve të tyre të preferuar.
Por kush ka më shumë ndjekës në Facebook? SunSport hedh një vështrim:
Mbreti i rrjeteve sociale vazhdon të jetë Cristiano Ronaldos, derisa në Facebook ka plotë 150 milionë ndjekës.
Pas tij vije rivali i përjetshëm dhe ylli i Paris Saint-Germain, Lionel Messi që ndiqet nga 104 milionë përsosna.
Pas tyre renditet Neymari që ka në total 87 milionë ‘followers’, e më pas vije David Beckham që ka 55 milionë.
Më poshtë renditen emra si Ronaldinho që ka katër milionë ndjekës më pak se legjenda e Manchester United, Karim Benzema me 40.8 milionë dhe Kaka me 40.1 milionë. /Telegrafi/