Telegrafi

Renault tërheq gjysmë milioni vetura

Prodhuesi francez, Renault, është detyruar të tërheqë rreth gjysmë milioni automjete nga tregu, për shkak të problemeve të mundshme me sistemin e frenimit.

Bëhet fjalë për modelet Clio 4 dhe Kangoo 2, të prodhuar në fabrikat e Renault që janë të vendosura në Turqi dhe në Francë.

Te Renault Clio është detektuar mundësi për dëmtim të tubit të përparmë për frenat dhe vështirësi në funksionimin e kllapës në cilindrin e pasmë për frenim.

Dëmi mund të shkaktohet vetëm në rast të një mënyre specifike të frenimit – duke e shfrytëzuar frenin e dorës gjatë vozitjes dhe frenimit të menjëhershëm.

Deri më tani, ky defekt është gjetur te një numër shumë i vogël i automjeteve. Megjithatë, Renault vendosi që në Turqi t’i tërheqë të gjitha modelet e prodhuara deri në mars 2013, kurse ato që janë prodhuar në Francë deri në prill 2014. /Telegrafi/