Site icon Telegrafi

Renato Sanchez në histori të Euro 2016 (Video)

Renato Sanchez ka hyrë në histori të Euro 2016.

Mesfushori me tipare sulmuese të Portugalisë ka shënuar golin e barazimit kundër Polonisë në minutën e 33-të takimit.

Kjo ka bërë që 18-vjeçari të hyjë në histori të evropianit të sivjetmë si lojtari më i ri që ka shënuar në këtë garë prestigjioze për kombëtare, transmeton Telegrafi.

Sanchez për më pak se dy muaj mbush 19 vjet, ndërsa futbollisti më i ri në moshë që ka shënuar në evropiane është me 18 vjet e 181 ditë zvicerani, Johan Vonlanthen.

Vlen të theksohet se Robert Lewandowski kaloi në epërsi skuadrën polake në minutën e dytë.

Pjesa e parë mes Polonisë dhe Portugalisë ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1:1. /Telegrafi/

Exit mobile version