Këngëtarja e njohur nga Kosova, Remzie Osmani, ka qenë e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon në Top Channel.
Edhe pse është afër të pesëdhjetave, këngëtarja dukej në formë të mirë dhe tepër e kuruar gjatë pjesëmarrjes në këtë emision televiziv.
Ajo tregoi se në shumicën e rasteve preferon të bëhet vetë gati, jo vetëm se e ka pasion, por është edhe pak mosbesuese nga natyra.
“Thuajse gjithmonë bëhem gati vet. Për shkak të prezantimeve të shumta nuk më del gjithnjë koha të shkoj në parukeri. Por, siç i themi ne në Kosovë, jam edhe pak vesvese”.
“Më shkon për dore të kombinoj ngjyrat, sidomos grimin e kam shumë qejf. Ndoshta po të mos kisha kënduar, do kisha qenë një grimiere me emër, mendoj”, ka thënë Remzia. /TCH/