Telegrafi

Remzie Osmani shumë vite përpara, kur ishte nuse dhe vishej me veshje popullore (Foto)

Këngëtarja Remzie Osmani është shquar gjithmonë për zërin e saj të ëmbël dhe këngët e bukura.

Ajo është ndër emrat më të kërkuar të muzikës popullore, zhanër të cilin e kultivon me vite.

Jo pak vëmendje te publikuar ka tërhequr edhe jeta private e këngëtares, pavaërisht se Remzia është munduar ta mbajë shumë për vete atë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Megjithatë përmes rrjeteve sociale, në të cilat këngëtarja Osmani është mjaft aktive, ajo i prezanton fansat me ndonjë fotografi nga përditshmëria ose e kaluara e saj.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi ku shfaqej shumë e re, kur ishte nuse dhe vishej me veshjen e njohur kombëtare dallomën.

Nga pamja e fytyrës, vërehet se Remzia nuk ka pësuar edhe aq shumë ndryshime drastike me kalimin e viteve. /Telegrafi/

Kështu dukej këngëtarja Remzie Osmani kur ishte nuse dhe vishej me veshje popullore