Këngëtarja Remzie Osmani është shquar gjithmonë për zërin e saj të ëmbël dhe këngët e bukura.
Ajo është ndër emrat më të kërkuar të muzikës popullore, zhanër të cilin e kultivon me vite.
Jo pak vëmendje te publikuar ka tërhequr edhe jeta private e këngëtares, pavaërisht se Remzia është munduar ta mbajë shumë për vete atë.
Megjithatë përmes rrjeteve sociale, në të cilat këngëtarja Osmani është mjaft aktive, ajo i prezanton fansat me ndonjë fotografi nga përditshmëria ose e kaluara e saj.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi ku shfaqej shumë e re, kur ishte nuse dhe vishej me veshjen e njohur kombëtare dallomën.
Nga pamja e fytyrës, vërehet se Remzia nuk ka pësuar edhe aq shumë ndryshime drastike me kalimin e viteve. /Telegrafi/