Një fotografi e publikuar javë më parë nga Remzie Osmani në rrjetet sociale, kishte një përmbajtje interesante në mesazhin e saj.
Imazhi i realizuar para tri dekadash e shfaqte këngëtaren të kombinuar me një stil që përkonte me kohën.
“20 vjeçe, viti 91’… Edhe ne ishim plot stil, po shyqyr që s’ka pasur Instagram e Facebook e kemi jetuar realitetin”, ishte mbishkrimi i fotografisë.
Ndërsa këto ditë, këngëtarja e popullarizuar ishte pjesë e “Ftesë në 5” përmes një lidhjeje me Skype dhe nikoqirja e emisionit, Bieta Sulon, e pyeti nëse mesazhi ishte një dedikim.
“Si fillim e kam për veten time. Del në natyrë, mundohesh të bësh një foto të mirë ta hedhësh në Instagram… Vishesh bukur, harron që je vesh për veten tënde dhe hajt të bësh një foto.
“Kjo s’vlen vetëm për mua, por për të gjithë. Nëse shkon në det, në mal, në natyrë, harron të shijosh duke u munduar të bësh foto. Është shumë e lodhshme e gjitha. Më ka lodhur ky telefon”, është shprehur këngëtarja. /Telegrafi/