U raportua javë më parë në media se këngëtarja Remzie Osmani ra pre e sulmeve kibernetike, ku disa hakerë kishin sulmuar kanalin e saj zyrtar në YouTube, duke fshirë të gjithë videot.
Megjithatë, kjo nuk e ndaloi këngëtaren të puntonte, madje vetëm para një jave ajo solli projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “O Nizam”.
Ajo gjeti një zgjidhje të përkohshme, duke publikuar këngët e saj në një kanal tjetër, gjersa llogaria e saj dhe vëllaut, këngëtarit Nexhat Osmani, vazhdonte të mbetej e mbyllur.
Mirëpo, siç njofton këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në Instagram, kompania e saj menaxhuese “Prominent Network” ka arritur tu shpëtojë më në fund këtyre sulmeve nga hakerët, duke kthyer sërish në YouTube kanalin me këngët e saj.
Ajo ka falenderuar kompaninë, gjersa ka bërë të ditur se tash e tutje prodhimet e saj muzikore si dhe të vëllait të saj, mund t’i gjejnë të gjitha në kanalin zyrtar tashmë të rikthyer. /Telegrafi/