Telegrafi

Remzie Osmani publikon fotografi pa makijazh (Foto)

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Remzie Osmani është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.

Ditë më parë për të u dha lajmi se më në fund ajo riktheu kanalin e saj zyrtar në YouTube, kjo pasi ajo llogari i ishte hakuar nga disa persona të paidentifikuar.

Tani të gjitha prodhimet e saj muzikore gjenden në YouTube, dhe këngëtarja për momentin po shijon rehatinë në familjen e saj.

Lexo po ashtu Remzie Osmani rikthen më në fund kanalin e saj zyrtar në YouTube (Foto)

Se ka një jetë të lumtur dhe të qetë, këtë e dëshmon edhe përmes fotografive që publikon nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, këngëtarja Osmani ka publikuar në Instagram Story një fotografi, ku shfaqet natyrale, fare pa makijazh, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në skenë, ndërkohë bukuri e saj nuk mungon edhe kur shfaqet e tillë.

Pranë saj gjendej edhe mikesha e ngushtë me të cilën zakonisht pi kafenë e mëngjesit. /Telegrafi/

 

Kështu duket Remzie Osmani pa makijazh. Foto nga InstaStory.