Telegrafi

Remzie Osmani ngatërron ngjyrën e kaltër, duke e quajtur “të verdhë” (Foto)

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është shumë aktive gjatë verës.

Ajo është mjaft e kërkuar nga publiku për të performuar në ahengje muzikore e dasma të ndryshme, ndërsa sjell herë pas here edhe këngë të reja.

Lexo po ashtu Remzie Osmani shumë vite përpara, kur ishte nuse dhe vishej me veshje popullore (Foto)

Osmani është aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave i prezanton fansat me dukjen e saj në eventet ku ajo merr pjesë.

Së fundmi, këngëtarja është shfaqur mjaft elegante në një fustan të kaltër, teksa ka publikuar një pozë në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Por, i çuditshëm është mbishkrimi ajo i ka lënë fotografisë, pasi këtë fustan ajo e quan “të verdhë”, ndërsa qesh me mbishkrimin e saj.

Nuk dihet nëse arsyeja e kësaj “ngatërrese” ka qenë e qëllimshme vetëm për shaka, mirëpo sido që të jetë, ky detaj nuk u shpëtoi ndjekësve të saj të Instagramit. /Telegrafi/