Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është shumë aktive gjatë verës.
Ajo është mjaft e kërkuar nga publiku për të performuar në ahengje muzikore e dasma të ndryshme, ndërsa sjell herë pas here edhe këngë të reja.
Osmani është aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave i prezanton fansat me dukjen e saj në eventet ku ajo merr pjesë.
Së fundmi, këngëtarja është shfaqur mjaft elegante në një fustan të kaltër, teksa ka publikuar një pozë në llogarinë personale në Instagram.
Por, i çuditshëm është mbishkrimi ajo i ka lënë fotografisë, pasi këtë fustan ajo e quan “të verdhë”, ndërsa qesh me mbishkrimin e saj.
Nuk dihet nëse arsyeja e kësaj “ngatërrese” ka qenë e qëllimshme vetëm për shaka, mirëpo sido që të jetë, ky detaj nuk u shpëtoi ndjekësve të saj të Instagramit. /Telegrafi/