Telegrafi

Remzie Osmani, fëmija që është ngatërruar në spital kur ka lindur (Foto)

Këngëtarja Remzie Osmani sot është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të muzikës popullore.

Ajo e ka nisur shumë e re karrierën e saj, ndërsa ka vazhduar suksesshëm ndër vite, duke u bërë zëri i pëlqyer i shumë shqiptarëve.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Lemza” ku ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj ndër vite.

Remzie Osmani në emisionin “Lemza”

Mes tjerash, Osmani ndau me teleshikuesit edhe një histori interesante nga jeta e saj, duke treguar se kur ka lindur, atë e kanë ngatërruar me një fëmijë tjetër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Më kanë ndrru tri ditë e kanë mbajt një djalë të huajin, infermieret serbe i kanë thënë maje është i yti po nënë nuk ka pranu”, ka thënë Remzie Osmani.

E njëjta ka edhe një vëlla më të vogël, Nexhatin, i cili gjithashtu është këngëtar. /Telegrafi/