Site icon Telegrafi

Remzie dhe Nexhat Osmani sjellin këngën e re “Luj e Duje”

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarët e njohur shqiptarë, Remzie dhe Nexhat Osmani, kanë prezantuar sot (e shtunë) projektin e ri muzikor.

“Luj e Duje” mban titullin bashkëpunimi i radhës i tyre, të cilin e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kënga me plot ritëm tashmë është lansuar edhe në YouTube, në kanalin e tyre zyrtar.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga 2 Step, kurse për muzikën dhe aranzhmentin u kujdes Marsel Gunga.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Producimi u bë nga Gravity Music nën drejtimin e Klaudia Shehu.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkaq i është besuar produksionit të njohur, FullMoon.

Vëlla e motër tashmë shquhen për vokalin e tyre të veçantë dhe hitet që kanë realizuar ndër vite. /Telegrafi/

Exit mobile version