Site icon Telegrafi

Remi në Torino, Juve shënon dy gola – por aq i realizon edhe Tottenhami

Pamje nga ndeshja (Foto: Getty Images)

 

Juventusi ka luajtur baras (2-2) kundër Tottenham Hotspurit në Torino, përkundër se pati epërsi të dyfishtë ndaj kundërshtarit, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Nikoqirët e nisën në mënyrë fantastike takimin duke e zhbllokuar rezultatin që në minutën e dytë. Miralem Pjanic e gjeti për mrekulli Gonzalo Higuainin në zonë nga gjuajtja e lirë dhe argjentinasi goditi me të parën për të shënuar.

(Foto: Getty Images)

Në minutën e nëntë u akordua penallti për Bianconerët pas një ndërhyrjeje të gabuar të Ben Davies, ndërsa Higuain u tregua i saktë nga pika e bardhë për ta dyfishuar rezultatin.

(Foto: Getty Images)

Mysafirët e dominuan takimin në vazhdim, ndërsa pas një rasti shumë të mirë të krijuar përmes Pjanic e Higuan, i cili u shpërdorua nga argjentinasi, Spursat e ngushtuan rezultatin me anë të Harry Kane (35′).

Në fund të pjesës së parë, Zonja e Vjetër e pati mundësinë ta shtonte epërsinë, mirëpo Gonzalo Higuainin e goditi transversalen nga pika e bardhë.

(Foto: Getty Images)

Spursat vazhduan të luanin mirë edhe në fraksionin e dytë duke e mbajtur në presion skuadrën vendase dhe duke rrezikuar kohë pas kohe.

Në minutën e 72-të u barazua rezultati në Torino. Christian Eriksen e mposhti Gigi Buffonin me një goditje të ulët nga gjuajta e lirë.

(Foto: Getty Images)

Në minutat e mbetura, vendasit u përpoqën që ta fitonin lojën, mirëpo tentativat e tyre nuk u treguan efektive.

Ky rezultat është shumë i mirë për Tottenham Hotspur, pasi mund të kualifikohet edhe me barazim pa gola ose 1-1. Juventusi duhet doemos të shënojë gol si mysafir- të përpiqet ta fitojë lojën ose të barazojë më shumë se 2-2.

(Foto: Getty Images)

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas tri javësh (7 mars) në stadiumin White Hart Lane. /Telegrafi/

https://twitter.com/MHChehade/status/963500592604893184

 

Exit mobile version