Nëpërmjet një konference për shtyp, deputetja nga radhët LSDM-së, Frosina Remenski tha se “Gordana Siljanovska njëlloj sikur Hristijan Mickoski nuk është e sinqertë ndaj qytetarëve”.
“Kandidatja e Mickoskit, Gordana Siljanovska, në publik flet se nuk e pranon emrin kushtetues të vendit tonë dhe se asnjëherë nuk do të përdor këtë emër”, thotë Remenski duke thënë se Siljanovska duhet të përgjigjet se si ka paraqitur kandidaturën në KShZ, njofton Telegrafi Maqedoni.
Remenski pyet nëse Siljanvoska është nënshkruar si kandidate për kryetare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“A gënjeu kandidatja e OBRM-PDUKM-së publikun para se të fillojë fushata për një nga premtimet kryesore të saja”, pyeti deputetja Remenski.
Sipas saj, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të zgjedhin kryetar të vërtet, të sinqertë dhe të ndershëm që në mënyrë dinjitoze do të përfaqësoj shtetin. “Qytetarët do ta zgjedhin Stevon, kryetar i të gjithë qytetarëve që do ta çojë shtetin drejt përparimit, zhvillimi dhe integrimin në BE dhe NATO”, shtoi në fund Remenski./Telegrafi/