Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi dhe koordinatorja e Media Group në UBT, Jehonë Kapllani-Ilazi janë pritur në takim pune nga drejtuesit e portalit të lajmeve “Telegrafi”, të cilët kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit.
Ata folën për angazhimin e studentëve të Fakultetit Media dhe Komunikim në punë praktike në këtë medium me mundësi punësimi, organizimin e konferencave në fushën e medias dhe komunikimit, njëherësh u pajtuan për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta me karakter studimor.
Tanimë disa studentë të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, janë punësuar në këtë portal, falë bashkëpunimit që UBT dhe Telegrafi e kanë ndërtuar tash e disa vite.
Media dhe Komunikim është program i akredituar në UBT që u ofron studentëve dije teorike dhe praktike, në mënyrë që kuadrot e dala nga ky institucion të kryejnë me sukses punët në organizatat ku do të punojnë, kështu duke performuar suksesshëm në të gjitha fushat e komunikimit.