Telegrafi

Rektori Qerimi i ndan diplomën studentit Lir Hoxhaj

Rektori i UP-së, Qerim Qerimi ka takuar sot studentin Lir Hoxhaj, i cili është ndër studentët e dalluar të Universitetit të Prishtinës.

Gjatë takimit, rektori Qerimi i ka dhënë studentit Hoxhaj diplomën me notë mesatare 10.

Lir Hoxhaj përndryshe ka studiuar në Fakulltetin Ekonomik, dhe synon që studimet e tij ti vazhdoj në Angli.

“Rektori Qerimi e nisi javën me një takim spontan, e të këndshëm. Lir Hoxhaj, student i dalluar i Fakultetit Ekonomik, pranoi diplomën me notë mesatare 10.00, nga Rektori.

Ata shfrytëzuan rastin që të bëjnë edhe një selfie e të diskutojnë për të ardhmen e Lirit, i cili po bëhet gati që studimet e tij t’i vazhdoj në Angli”, thuhet në njoftimin e UP-së. /Telegrafi/