Site icon Telegrafi

Rektori Dema shfuqizon vendimin e Zejnullahut, lejon profesorët me paga të dyfishta

Rektori i UP-së Marjan Dema para dy ditësh ka marrë vendim që profesorëve të UP-së t’i jepet mundësia e marrjes së pagave të dyfishta, të cilën gjë e kishte ndaluar paraardhësi i tij në Universitet, Ramadan Zejnullahu.

Dema ka nxjerrë vendim që personelit akademik në marrëdhënie pune edhe me institucione të tjera të marrin pagë edhe në Universitetin e Prishtinës (UP).

Për dallim nga Dema, ish-rektori Ramadan Zejnullahu ia pati ndaluar të marrin nga dy paga profesorëve, por më 11 maj të këtij viti rektori Dema ka shfuqizuar vendimin e Zejnullahut pa pritur ende epilogun e Gjykatës Themelore për rastin, duke nxjerrë vendim të ri.

Në këtë vendim thuhet se “personelit akademik iu lejohet kryerja e detyrave të punës në përputhje me kontratën individuale të punës, të cilën e kanë pasur me UP-në para nxjerrjes së vendimeve të ish-rektorit, tanimë të shfuqizuara me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë”.

Në këtë vendim të nënshkruar nga rektori Dema bëhet e ditur se personeli akademik rikthehet në mënyrë retroaktive prej 1 prillit 2016 për pagesë në listën e pagave sipas statusit, përkatësisht deklarimit individual për pagë primare apo sekondare që kanë pasur në UP. /Zëri/

Exit mobile version