Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema ka ngushëlluar familjen Jakupaj, pas vdekjes së profesorit Muharrem Jakupaj.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet se lajmin për ndarje nga jeta të profesorit, Muharrem Jakupaj, e kanë pranuar me pikëllim të thellë.
“Profesori Jakupaj i shërbeu për dekada me radhë Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, si profesor i lëndës së Biologjisë në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë, punë të cilën e kreu me përkushtim deri në pensionimin e tij.
Padyshim, profesor Jakupaj ka paraqitur shembullin më të mirë të një profesori të kompletuar, të palodhshëm, e të një figure të intelektualit brilant. Profesori i ndjerë, i tillë do të mbetet edhe në vazhdimësi dhe i tillë do përkujtohet nga plejada e gjeneratave me të cilët ai bashkëpunojë”, thuhet në telegram.
Më tej në telegramin e ngushëllimit drejtuar familjes Jakupaj thuhet se profesori Muharrem Jaupaj jetën ia kushtoj arsimit dhe shkencës.
“Ai publikoi punime shkencore dhe profesionale nga fusha me të cilën është marrë, si autor ose koautor në simpoziume vendore dhe jashtë.
Sot, përveç arsimi dhe akademia, edhe Kosova e humbi një njeri të madh, veprat e të cilit do të vazhdojnë t’u rezistojnë viteve e do t’u shërbejnë studiuesve të fushës, së cilës profesor Jakupaj ia kushtoi jetën”./Telegrafi/