Telegrafi

Rekordmeni shqiptar përmes figurës së Rita Orës në Librin e Guinnessit? (Foto)

Prindërit e Rita Orës kanë lindur në qytetin e rrafshit të Dukagjinit, Gjakovë.

E pikërisht në këtë të fundit do të organizohet një aktivitet i madh artistik.

Në fakt, në palestrën e sportit Shani Nushi, Alkenti Pozhegu do të përpiqet të ndërtojë një mozaik, transmeton Telegrafi.

Pozhegu do të mundohet që më 15 dhe 16 të futet në Librin e Rekordeve Guinness me figurën e Rita Orës.

Lexo po ashtu Pa këngë të re, pa koncerte, por falë reklamave e filmave, Rita Ora ka fituar miliona euro vitin e kaluar

Theksojmë se emri i Alkentit figuron tashmë në Librin e Guinnessit me mozaikun e punuar nga drithërat teksa kishte shkruar CR7-RM dhe Messi-FCB.

Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilin e ka publikuar para dy vjetëve. /Telegrafi/