Prindërit e Rita Orës kanë lindur në qytetin e rrafshit të Dukagjinit, Gjakovë.
E pikërisht në këtë të fundit do të organizohet një aktivitet i madh artistik.
Në fakt, në palestrën e sportit Shani Nushi, Alkenti Pozhegu do të përpiqet të ndërtojë një mozaik, transmeton Telegrafi.
Pozhegu do të mundohet që më 15 dhe 16 të futet në Librin e Rekordeve Guinness me figurën e Rita Orës.
Theksojmë se emri i Alkentit figuron tashmë në Librin e Guinnessit me mozaikun e punuar nga drithërat teksa kishte shkruar CR7-RM dhe Messi-FCB.
Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilin e ka publikuar para dy vjetëve. /Telegrafi/