Njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Lionel Messi ka vazhduar të thyej rekorde.
Sulmuesi argjentinas i Barcelonës, ka ndihmuar Kombëtaren e tij të kaloi në finale të Kupës së Amerikës me një gol dhe dy asistime në fitoren 4:0 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Goli i rekordmenit ndaj Amerikës ishte i magjishëm nga gjuajtja e lirë, por ai ka pasur një vlerë edhe më të madhe.
Me golin e shënuar, Messi ka hyrë në histori të Argjentinës, si golashënuesi më i mirë në Kombëtare me 55 gola.
Messi kaloi në renditje legjendën Gabriel Omar Batistuta i cili ka realizuar 54 herë me Argjentinën.
Golin e parë në karrierën e tij për Argjentinën, Messi e shënoi në vitin 2006 ndaj Serbisë. /Telegrafi/