Telegrafi

Rekordmeni i lojës “60 sekonda”, Edonis Vitia: Ishte minuti më i mirë i jetës time!

Rekordmeni i lojës “60 sekonda” që arriti të fitojë mall në vlerë të pabesueshme në INTEREX, Edonis Vitia, u shpreh i ngazëllyer pas triumfit të tij.

Edonis Vitia theu dyfish më shumë rekordin e INTEREX i vendosur javë më parë nga Nysret Gashi.

Edonisi mblodhi 2,400 euro vlerë të mallit falas në INTEREX për dallim nga 1192 që i mblodhi Nysreti javën e kaluar.

Pas triumfit, ai u shpreh se ky ishte minuti më i mirë i jetës së tij.

“Mund të them lirisht se është minuti më i mirë i jetës time”.

“Kjo lojë ka bërë bujë të madhe dhe madje me shokë të mi kemi ardhur këtu për të parë terrenin shumë herë: çka do të bënim po që se do të ishim fitues? Më pas fati e deshi që të përzgjidhem si fitues i kësaj loje dhe ja këtu jam, këto janë gjërat që i përzgjodha. Urime INTEREX-it ditëlindjen, jam falënderus për këtë mundësi të dhënë”, deklaroi Vitia.

INTEREX me lojën “60 sekonda” ka dëshmuar edhe një herë se u qëndron pranë klientëve duke u ofruar mundësi për të fituar, teksa Telegrafi përcolli këtë ngjarje.