Real Madridi është skuadra më e mirë evropiane me 12 tituj të fituar në Ligën e Kampionëve.
Madrilenët kanë fituar më shumë se çdo kundërshtarë dhe janë bindshëm në pozitën e parë.
Kampioni aktual i Evropës do të kërkojë ta mbrojë këtë trofe për herë të tretë radhazi.
Finalja e parë për madrilenët e fituar ishte në vitin 1955-56 kur në Paris mposhtën skuadrën Reims me vështirësi 4-3.
Titullin e dytë Reali e fitoi në shtëpinë e tyre Santiago Bernabeu ku në edicionin 1956-57 triumfuan ndaj Fiorentinës 2-0.
Qytetet që prisnin finalistët po ndërroheshin vazhdimisht por jo edhe fituesit.
Reali vazhdoi dominimin në Evropë edhe në vitet 1957-58, 1958-59 dhe 1959-60 ku në Bruksel triumfuan ndaj Milanit 3-2, në Stuttgart përsëri ndaj Reims 2-0 dhe në Glasgow mposhtën Eintracht Frankfurtin 7-3 për titullin e pestë radhazi.
Pas pesë viteve pushim pa fituar trofe evropianë, Reali u rikthye përsëri në Bruksel për ta mposhtur Partizanin e Beogradit në finale 2-1 për titullin e gjashtë.
Fatsjellëse për Madrilenët ishte edhe Holanda ku në Amsterdam në vitin 1987 mposhtën Juventusin në finale 1-0.
Edicioni 1999-2000 solli një finale krejtësisht spanjolle pasi u takuan Valencia dhe Real Madridi ku natyrisht triumfuan madrilenët 3-0.
Në vitin 2002 si befasi në finale shkoi Bayer Leverkuseni, ndërsa aty ishin të përhershmit Real Madridi që triumfuan 2-1.
Pas një pauze të gjatë dominimi në Evropë, Reali u rikthye për ta fituar finalen madrilene në Lisbonë ndaj Atletico Madridit 4-1 pas vazhdimeve.
Derbi i Madridit ishte përsëri në edicionin 2015-16 ku kësaj radhe Reali në Milano mposhti rivalin lokal 5-3 pas penalltive pasi ndeshje e rregullt përfundoi 1-1.
Në vitin e kaluar, viktima e radhës për Realin në finale ishte Juventusi ku Madrilenët triumfuan me rezultat të lartë 1-4.
Janë rekordmenë absolut në këtë garë, por Reali nuk është ngopur dhe po kërkon triumfin e 13-të tani në Kiev përballë Liverpoolit. /Telegrafi/