Site icon Telegrafi

Rekordi i Shakiras, 50 milionë shikime për 11 ditë (Foto)

Kënga e re e Shakiras, “Chantaje” që ka ardhur në bashkëpunim me Maluma, është pëlqyer në masë të madhe nga fansat e këngëtares.

Vetëm 11 ditë pas publikimit, kënga është dëgjuar mbi 50 milionë herë në YouTube dhe ky fakt e ka gëzuar kolumbianen.

“50 milionë shikime për videon e ‘Chantaje’ brenda 11 ditësh! Të shkojmë për 100 milionë?”, ka shkruar Shakira në Instagram.

Sot kur po e publikojmë këtë artikull, kënga numëron 55 milionë klikime në faqen e shpërndarjes së videove. /Telegrafi/

Exit mobile version