Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, e ka lëvduar transferin e ri të Arsenalit, Granit Xhaka, duke thënë se ai është një pasues i mirë, i cili e kontrollon lojën. Megjithatë, ai ka shprehur shqetësim për disiplinën e futbollistit shqiptar.
Mesfushori nënshkroi për Topçinjtë për një shumë të majme parash, ndërsa tifozët e klubit anglez kanë pasur mundësi që ta shohin duke luajtur në ‘Euro 2016’.
“Kushtoi 30 milionë funte, prandaj të gjithë sytë janë tek ai. Tifozët e Arsenalit dhe ata të Anglisë duan të shohin se çfarë po vjen në Ligën Premier”.
“Mendoj se ai ka këmbë të mira, është pasues i mirë, i pëlqen ta kontrollojë lojën. Ai patrullon në zonën e mesfushës”.
“E vetmja gjë që më shqetëson është rekordi i tij disiplinor, ai ka marrë 36 kartonë të verdhë dhe pesë të kuq brenda tre vitesh. Do të duhet ta ndalojë këtë”, ka thënë Ferdinand për BBC Sport. /Telegrafi/