Site icon Telegrafi

Rekordi i Moise Kean nuk zgjat as 24 orë, Pellegri i shënon Romës me vetëm 16 vjet (Video)

Ka ardhur një rekord i ri në futbollin italian, Serie A.

Është sulmuesi i talentuar italian, Pietro Pellegri, i cili ka shënuar golin e parë në ndeshje ndaj Romës.

Lexo po ashtu Thyhet rekordi i futbollit italian, debuton sulmuesi 15 vjeçar i lindur më 2001 (Foto)

Sulmuesi i Genoas me këtë gol hyn edhe në histori të Serie A si futbollisti i parë i lindur më 2001 që ka shënuar gol dhe me këtë rast edhe lojtari më i ri që ka lindur në shekullin XXI dhe ka realizuar gol.

Pellegri është i lindur 17 mars të vitit 2001, ndërsa goli i tij erdhi në minutën e tretë të ndeshjes pas asistimit të Darko Lazovic.

Lexo po ashtu Moise Kean vendos rekord në top pesë ligat evropiane me golin ndaj Bolognas (Video)

Deri më tani futbollisti më i ri që ka shënuar gol ishte talenti i Juventusit, Moise Kean, i cili shënoi në ndeshje ndaj Bolognas, e fituar me rezultat 2-1. /Telegrafi/

 

Exit mobile version