Site icon Telegrafi

Rekordet e Benzemas: Barazoi paraqitjet me Carlos dhe preku shifrat e Messit dhe Ronaldos

(Foto: Instagram/karimbenzema)

Karim Benzema ka qenë pjesë e kyçe e Real Madridi për më shumë se një dekadë, edhe pse duket sikur nuk i merr të gjitha meritat që i takojnë.

Ai u tregua vendimtar edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Monchengladbachut, duke realizuar dy gola dhe duke ua siguruar Mbretërve kualifikimin në fazat e eliminimit direkt.

Me golat e shënuar, 32-vjeçari u bë futbollisti i vetëm që prej rekordin e jashtëzakonshëm të Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo duke shënuar mbi 50 gola në fazën grupore të gatës më të madhe evropiane për klube.

Njëherësh, francezi regjistroi paraqitjen e 527-të për Los Blancos duke barazuar kështu rekordin e paraqitjeve për klubin të një lojtari jospanjoll, të vendosur nga mbrojtësi i krahut, Roberto Carlos, në vitin 2007.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-0 Borussia M’gladbach: Benzema yll i mbrëmjes

Padyshim që Benzema do ta kalojë këtë statistikë dhe do të vë rekord të ri me skuadrën, ku luan nga viti 2009 (kur ishte transferuar nga Lyoni). /Telegrafi/

Exit mobile version