Telegrafi

Rekorde të shumta të Taylor Swift me këngën e re

Taylor Swift (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for TIME/Guliver)

Taylor Swift ka thyer disa rekorde në YouTube me videoklipin e ri muzikor të këngës “ME!” që e ka realizuar në bashkëpunim me Brendon Urie nga grupi “Panic! at the Disco”.

Sipas një njoftimi nga shërbimi i shpërndarjes së videove, videoklipi i asaj kënge ka shënuar rekord prej 65.2 milionë shikimesh brenda 24 orëve të para të publikimit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Taylor Swift

Në këtë mënyrë, këngëtarja amerikan është për artistja femër me më së shumti shikime në 24 orët e para në histori të kësaj platforme për riprodhimin e videomaterialeve.

Deri në lansimin e “ME!”, rekordin e ka mbajtur Ariana Grande me 59 milionë shikime të këngës “Thank U, Next”.

Në ndërkohë, kënga e Swift ka marrë edhe më së shumti pëlqime se kushdo tjetër në ditën e parë të publikimit. /Telegrafi/