Telegrafi

Në Shqipëri, 7.2 milionë turistë përgjatë muajve janar -gusht 2023

Shqipëria po kalon vitet më të mira sa i takon turizmit.

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se hyrjet e shtetasve të huaj për 8 muajt e parë të këtij viti arritën në gati 7.2 milionë persona me një rritje prej 26.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një situatë e tillë ka qenë dhe gjatë muajve të verës. Gushti priti mbi 2 milionë turistë të huaj, ose 18.3% më shumë sesa gushti i një viti më parë që hynë rreth 1.7 milionë turistë.

Të huajt, kanë nxjerrë në pah bukurit e vendit tonë, duke filluar që nga deti, mali, ushqimet, fshatrat më të thellë të Shqipërisë.

Evropa Jugore, mban vendin e parë me 1 milion e 951 mijë shtetas që kanë ardhur në Shqipëri. Pasuar nga Amerika me rreth 40 mijë turistë të huaj, dhe Azia Lindore/Paqësori, me mbi 12 mijë shtetas.

Kosovarët vijojnë të jenë turistët më besnik të Shqipërisë. Këtë vit një bum turistësh vendi ynë pati dhe nga italianët.