Site icon Telegrafi

Rekord i ri në boks nga shitja e biletave, Wilder – Fury kalojnë edhe meçin Lewis-Holyfield

Donaty Wilder dhe Tyson Fury kanë zhvilluar njërin nga meçet më interesante në histori të boksit në kuadër të peshave të rënda.

Në fund pas shtatë raundeve triumfoi boksieri britanik që e fitoi meçin me nokaut teknik.

Ky meç ka thyer edhe një rekord të madh sa i përket shitjes së biletave.

Ndeshja e zhvilluar në Las Vegas, ka thyer rekordin e takimit mes Lennox Lewis dhe Evander Holyfield që nga shitja e biletave ishin grumbulluar 16.88 milionë dollarë.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder. (Photo by Al Bello/Getty Images)

Mediat amerikane kanë raportuar se meçi i mbrëmshëm mes Wilder e Fury ka thyer këtë rekord pasi ka kaluar shumën e 17 milionë dollarëve.

Megjithatë nuk ka ende të thëna të sakta se sa kanë qenë fitimet nga shitja e biletave, por e sigurt është që ka kaluar shuma prej 17 milionëve.

Gjithsesi dy boksierët mund ta zhvillojnë trilogjinë, pasi Wilder ka mundësi ta aktivizojë klauzolën për meçin e tretë. /Telegrafi/

Exit mobile version