Site icon Telegrafi

Rekord i ri, burri nga Krimea tërheq fluturaken amfibe për një metër – ajo peshon 31.5 tonelata

Peshëngritësi nga Krimea, Dzhamshid Ismatillayev, ka vënë një rekord të ri në Rusi, duke tërhequr fluturaken amfibe 31.5 tonelata të rëndë – dhe atë në një distancë prej një metri në bazën ajrore të ushtrisë në afërsi të Sevastopoli.

Ismatillayev ka pësuar lëndime gjatë tentimit të parë, kur filloi tërheqjen e aeroplanit dhe ndjeu dhimbje të mëdha në gjurin e majtë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë në tentimin e katërt, Ismatillayev arriti ta tërheq fluturaken për një metër e 12 centimetra – dhe atë në për 40 sekonda.

Ky rekord është konfirmuar nga përfaqësuesit e librit të rekordeve në Rusi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version