Së fundmi, 353 balerina kanë shënuar rekord të ri botëror Guiness në hotelin e famshëm Plaza të New Yorkut.
Çmimi Youth America Grand Prix (YAGP) i cili organizon gara për valltarët e rinj, ka festuar 25 vjetorin me balerina e veshura në të bardha të cilat kanë shënuar rekord botëror duke kërcyer në majë të gishtërinjve për një minutë, përcjell Telegrafi.
Kjo ngjarje theu rekordin e kaluar që u shënua në vitin 2019 nga 309 balerinë të tjerë.
“Arsyeja kryesore që po e bëjmë këtë është që vërtet t’i bëjmë të ditur botës se kërcimi është forcë shëruese”, tha Sergey Gordeev, drejtor i punëve të jashtme në YAGP.
“Vallëzimi është fuqia që na lidh në një kohë kur jemi kaq të shkëputur”, shtoi Gordeev.