Site icon Telegrafi

Rekord që nga fillimi i pandemisë: 216 të infektuar rishtas në Mal të Zi, tre të vdekur

Mali i Zi regjistron një rekord ditor për numrin e njerëzve të infektuar me coronavirus.

Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, në 24 orët e mëparshme, janë regjistruar rreth 216 raste të reja.

Që nga raportimi i fundit, janë raportuar edhe tri vdekje të pacientëve pozitivë me coronavirus.

Gjithashtu, siç thuhet më tej, që nga raportimi i fundit, 40 pacientë janë shëruar ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve aktive është aktualisht 1451, që është 230 për 100,000 banorë.

“Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 839 mostrave për coronavirusin e ri që nga seksioni i fundit ku u regjistruan 216 raste të reja pozitive…”, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 103 dhe që nga fillimi i vitit 112.

Ndërsa që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me virusin e ri është 5875. /Telegrafi/

Exit mobile version