Site icon Telegrafi

Rekord përfitime nga shitja e biletave, Inter – Milan sjell miliona euro  

Interi dhe Milani kanë nisur të mendojnë për derbin e së dielës, që njihet ndryshe si “Derby della Madonina”. 

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, është e sigurt që të gjitha biletat e stadiumit do të jenë të shitura për derbin e së dielës, por kjo nuk është e tëra.  

Sfida Inter-Milan që do të luhet në fundjavë ka thyer një rekord sa i përket shitjes së biltave. 

Nga shitja e biletave, klubi që luan si vendas do të ketë një akëtim prej 7 milionë eurosh. 

Një shifër që do ta kalonte atë prej 6.6 milionë eurove që solli ndeshja Inter-Juventus në tetor 2019, rekordi aktual absolut në historinë e Serie A. 

Sa i përket ndeshjeve derbi, rekordi është ai i shtatorit 12 muaj më parë, i cili përfundoi me rezultatin 5-1 për zikaltërit dhe kishte një arkëtim prej 6.2 milionë eurosh. /Telegrafi/  

Exit mobile version