Site icon Telegrafi

Rekord pas rekordi, Ronaldo është i vetmi që ka shënuar në 10 ndeshje radhazi të LK-së

(Foto: Getty Images)

Cristiano Ronaldo vazhdon ta shkruajë emrin në librat historikë të Ligës së Kampionëve.

Superylli i Real Madridit realizoi dy gola në ndeshjen çerekfinale kundër Juventusit duke vazhduar ta ngrejë rekordin e tij golashënues.

(Foto: Getty Images)

Për më shumë, ai vazhdoi ta dëshmojë veten si lojtar kryesor kur është fjala për garën më të madhe evropiane për klube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Cristiano Ronaldon

Ronaldo vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve dhe po ashtu është golashënuesi më i mirë për sezonin 2017/2018 (me 14 gola).

Me dy golat e shënuar, ai e ngriti në 39 numrin e përgjithshëm të golave të shënuara në të gjitha garat këtë edicion.

(Foto: Getty Images)

Portugezi i ka shënuar nënta gola kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve, gjë të cilën nuk ka arritur asnjë lojtar kundër një ekipi të vetëm.

CR7 tash është lojtari i vetëm në histori të garës më të madhe evropiane, i cili ka shënuar gola në 10 paraqitje radhazi.

Reali po e kërkon trofeun e tretë radhazi të Ligës së Kampionëve, ndërsa Ronaldo do të shpresojë që tra ngrejë akoma më shumë rekordin golashënues dhe ta fitojë trofeun e pestë të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version