Telegrafi

Rekord nga Messi: U shënon 34 skuadrave të ndryshme në CHL, në paraqitjen e 700-të për Barcelonën

Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi ka vendosur edhe një rekord të ri në CV-në e tij.

Ylli argjentinas shënoi golin e dytë për Barcelonën ndaj Borussia Dortmundit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Fillimisht katalunasit kaluan në epërsi me anë të Luis Suarezit, derisa 32-vjeçari e dyfishoi rezultatin qysh në pjesën e parë.

Me këtë gol të shënuar, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka arritur t’u shënoj 34 skuadrave të ndryshme në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se kjo paraqitje e sontme, është e 700-ta për Messin në fanellën e kampionit nga La Liga. /Telegrafi/