NBA ka arritur një rekord në periudhë kohore për mosshkarkimin e trajnerëve dhe tashmë ka kaluar një vit kalendarik prej se nuk është shkarkuar asnjë trajner.
Para një viti, pikërisht me 7 maj, Memphis Grizzlies e larguan nga puna trajnerin Dave Joerger (i cili u angazhua menjëherë nga Sacramento Kings).
Ndërsa tani, një vit të plotë pas, secili trajner vazhdon ta kryejë punën e vet. Diçka e tillë nuk ka ngjarë qëmoti në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Kjo është hera e parë, pas 46 vitesh që NBA ka kaluar pa e shkarkuar së paku një trajner gjatë sezonit, dhe madje gjasat janë të vogla që të ketë ndonjë shkarkim eventual deri në fund të vitit 2017.
Natyrisht që për ta mbajtur punën e tyre, trajnerët duhet ta dëshmojnë veten edhe në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/