Telegrafi

Rekord: Messi shënon golin e 500-të në karrierë (Video)

Barcelona e ka ngushtuar epërsinë e Valencias në ndeshjen që po zhvillohet në Camp Nou.

Pas presionit të madh, nikoqirët më në fund ia dolën ta dërgonin topin në rrjet.

Në qendër të këtij aksioni ishte Lionel Messi. Argjentinasi e pranoi një top në mes dhe pasoi te Alba.

Spanjolli shkoi në krah dhe asistoi në zonë, aty ishte Messi për ta shënuar golin e 450-të me Barcelonën dhe të 500-tin në total në karrierën e tij mbresëlënëse./Telegrafi/