Telegrafi

Rekord, lojtarë shqiptarë më shumë se çdo kombëtare tjetër në ‘Euro 2016’

Pa nisur ende Kampionati Europian të gjithë jemi fitues, pasi për herë të parë kombësia shqiptare ka më shumë përfaqësues se çdo shtet tjetër europian.

Lojtarët me kombësi shqiptare qëndrojnë në vend të parë në listë pasi janë plot 30 ‘shqiponja’ që do të luajnë në garën më të rëndësishëm të futbollit në kontinentin europian.

Në fakt, shqiptarët do të jenë populli që do të ‘vlojë’ në “Euro 2016” pasi 30 lojtarë kanë kombësi shqiptare që do të luajnë në tri ekipe:Shqipëria (23), Zvicra (6) e Gjermania (1).

Shqipërinë do ta përfaqësojnë Etrit Berisha, Orges Shehi, Alban Hoxha, Elseid Hysaj, Lorik Cana, Arlind Ajeti, Mërgim Mavraj, Naser Aliji, Ermir Lenjani, Ansi Agolli, Frederik Veseli, Andi Lila, Migjen Basha, Ledian Memushaj, Burim Kukeli, Taulant Xhaka, Ergys Kaçe, Armir Abrashi, Odise Roshi, Bekim Balaj, Shkëlzen Gashi, Sokol Cikalleshi e Armando Sadiku.

Për Zvicrën do të luajnë Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi e Shani Tarashaj, ndërsa për Gjermaninë do luajë Shkodran Mustafi.

Siç dihet, çdo Përfaqësuese prezantohet në “Euro 2016” me nga 23 futbollistë, por që pak prej tyre kanë lojtarë që luajnë për përfaqësueset tjera.