Telegrafi

Rekord i ri për autokolonën më të madhe me vetura elektrike (Video)

Autokolona më e gjatë me vetura elektrike në botë u formua në atë që dikur ishte pista e ish-aeroportit Tempelhof të Berlinit.

Edhe pse 508 vetura do të ishin të mjaftueshme për ta thyer rekordin botëror, që ishte vendosur në Luginën e Silikonit në SHBA, 577 vetura dhe motoçikleta elektrike parakaluan nëpër pistë, ka bërë të ditur organizatori Louis Palmer, transmeton KTV.

“Veturat elektrike tashmë kanë fituar zemrat e njerëzve dhe neve na pëlqen t’i ngasim këto vetura. Ato janë të besueshme dhe të përshtatshme për përdorim ditor dhe kjo është e rëndësishme për neve”, ka deklaruar Palmer.

Por ,edhe ata që ende nuk e kanë në pronësi ndonjë veturë të tillë, mund të merrnin pjesë në paradë. Organizatorët kishin premtuar se do t’u gjenin vetura të gjithë të interesuarve për këtë paradë.

Kjo ngjarje e kishte edhe një motiv tjetër, secili pjesëmarrës mori nga një biletë falas për garën e Formulës E, që u zhvillua pasdite.