Telegrafi

Rekord historik nga Andy Robertson në Ligën Premier

Andy Robertson ka vendosur rekord histori në Ligën Premier, në përballjen që Liverpooli është duke e fituar 1-0 ndaj Aston Villas.

The Reds po përballen me rivalin e tyre në ligë në kuadër të javës së 17-të në “Villa Park”.

Por, vetëm pesë minuta nga fillimi i ndeshjes, Robertson asistoi te Mohamed Salah, që realizoi për 1-0.

Me këtë asistim, skocezi është bërë mbrojtësi i parë në histori të Ligës Premier, që realizon 54 asistime në vetëm 231 ndeshje.

Rekordin e mbante Leighton Baines që kishte realizuar 53 sosh gjatë karrierës së tij me Evertonin dhe Wigan Athletic.

Kjo arritje padyshim do ta frymëzoi 28-vjeçarin të bëjë edhe më mirë, pasi vërtet ka thyer një rekord të madh.

Liverpooli e shënoi edhe golin e dytë në këtë takim në minutën e 20-të me anë të Joel Matip, por që ajo u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. /Telegrafi/