Eliud Kipchoge ka hyrë në histori të atletikës.
Atleti kenian është personi i parë në botë që përfundon një maratonë në një kohë më pas se dy orë.
Kipchoge ka vrapuar 42,195 km në 1 orë, 59 minuta dhe 40 sekonda në Prater të Vjenës, në një cirkuit të studiuar dhe krijuar enkas për këtë rast.
Më parë të shtunën, vrapuesi postoi një status i vendosur në llogarinë e tij në Twitter duke thënë “Unë nuk e di se ku janë kufijtë, por do të doja të shkoja atje”.
Rekordi nuk do të njihet zyrtarisht nga organi drejtues i sportit, IAAF, sepse ai nuk u zhvillua në konkurrencë të hapur dhe ai përdori mbajtës të ritmit.
Rekordin botëror e mbante Roger Bannister që kishte vrapuar për dy orë e dy minuta në vitin 1954, e që Kipchoges e theu atë pas 65 vitesh. /Telegrafi/
https://twitter.com/EliudKipchoge/status/1182934782684123136