Site icon Telegrafi

Rekomandimet e Komisionit të Venedikut do të futen në Ligjin për gjykatësit

Ministria e Drejtësisë njoftoi se pret mendime dhe sugjerime për ndryshime në Ligjin për gjykatësit, pas rekomandimeve që i dha Komisioni i Venedikut, të cilat janë publikuar në Regjistrin e vetëm elektronik.

Rekomandimet kryesisht kanë të bëjnë me bazat e shkarkimit të gjykatësve, mbajtjen e përgjegjësisë nga gjykatësit dhe shqiptimin e masave disiplinore, ridefinimin e kushteve për zgjedhje të gjykatësve dhe forcimin e funksionit mbikëqyrës të Ministrisë së Drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi kryesor i Ligjit është forcimi i pavarësisë dhe integritetit të gjykatësve dhe specializimit të tij në fusha si dhe vërtetimi i kritereve të qarta për përgjegjësi gjatë kryerjes së funksionit të gjykatësit”, thuhet në përshkrimin e propozim-ligjit.

Komisioni i Venedikut në vitin 2015 analizoi Ligjin për gjykatësit në Maqedoni, ndërsa në to gjeti disa vërejtje./Telegrafi/

Exit mobile version