Telegrafi

Reklamoi tavolina dhe karrige false, Kim Kardashian paditet nga firma e mobilerisë

Blogerja e famshme Kim Kardashian po përballet me një padi të rëndë këtë javë, pasi një firmë e mobilerisë e ka akuzuar për reklamimin e produkteve jo autentike në profilin e saj zyrtar të YouTube.

Akuzat janë ngritur pas që një video me më shumë se 3.7 milionë shikime u shfaq Kardashian të reklamonte tavolina dhe karrige që pretendohet se janë të kompanisë së ‘Donald Judd’.

Firma e ‘Donald Judd’ është shprehur se produktet e paraqitura në atë video janë kopje që dëmtojnë reputacionin e tyre, pasi nuk janë të autentikuara si origjinale nga kompania.

Ata po padisin për shkelje të markës tregtare, të drejtës së autorit, konkurrencë të pandershme dhe reklama të rreme.

Sipas padisë së firmës, konsumatorët janë mashtruar duke u bërë të besojnë se mobileria e prezantuar nga Kardashian ishte autentike nga koleksioni i ‘Donald Judd’ dhe firmës i kërkohet të gjitha fitimet që Kardashian ka përfituar nga kjo video.

Në mbrojtjen e saj, firma “Clements Design”, e cila prodhoi mobiljet ku u bë reklama, ka theksuar se Fondacioni i Donald Judd nuk pati bërë asnjë ankesë në momentin e prodhimit të videove dhe se padija ka ardhur në mënyrë të papritur pas një viti të shfaqjes së videos. /Telegrafi/