Telegrafi

Reklama kontroverse e kompanisë ruse që kryen shërbime funerale, modelet gjysmë lakuriq shfaqen për të rritur shitjen e funeraleve

Një kompani në Rusi që kryen shërbimet funerale, ka angazhuar një grup modelesh gjysmë lakuriq me qëllim që të rritin shitjen e arkivoleve, e opinioni me këtë ide është shokuar.

Horonim.ru nga Moska ka angazhuar disa modele, që me të brendshme pozuan pranë arkivoleve, transmeton Telegrafi.

“Kemi personal të kualifikuar, që mbikëqyrin procesin e një funerali në çdo fazë”, thuhet në një njoftim të kësaj kompanie, duke mos qenë e qartë nëse modelet janë pjesë e personelit.

E kjo reklamë kontroverse ka tërhequr vëmendjen e opinionit, por jo në mënyrën që kishte pritur. Njerëzit në rrjetet sociale kanë shfryrë mllefin e tyre.

Një përdorues ka shkruar se reklama “ishte pa shije dhe ofenduese”, e një tjetër e cilësoi si “të tmerrshme, horror”. /Telegrafi/