Telegrafi

Reklama e Audi si filmi “50 Shades of Grey” (Video)

Kompania Audi ka publikuar një reklamë të bazuar në skenën e ashensorit nga filmi “50 Shades of Grey”.

Aktorja Vannesa Bayer është përpjekur të joshë disa meshkuj dhe dy femra në ashensor, por në mënyrë komike.

Siç dihet, modelet A3, Q7, S7, S8 dhe R8 V!0 Spider të Audi, i kanë vozitur aktorët gjatë xhirimeve të filmit që pritet të shndërrohet në hit pas fillimit të shfaqjes më 14 shkurt. /Telegrafi/